|
Origjina e largėt |
Tradita e familjes |
Krijimtaria artistike |
| Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime |
Vizito Krahu i Shqiponjės - Blog
Krahu i Shqiponjės ėshtė revistė nė gjuhėn shqipe, e botuar nė Shqipėri nė vitet e demokracisė, qė synon tė promovojė sa jetėn shoqėrore artistiko-letrare, po aq edhe t'i shėrbejė njė qėllimi tė lartė kombėtar, si edhe tė mbrojė grupe tė pafavorizuara tė shoqėrisė sė Ballkanit. Udhėheqėsi shpirtėror i saj ishte dhe mbetet Bilal Xhaferri.
Historiku
![]() "Krahu i Shqiponjės" ishte njė tribunė e mendimit tė lirė demokratik me prirje thellėsisht antikomuniste, antidiktatoriale e antienveriste, qė synonte bashkimin e tėrė forcave politike shqiptare nė mėrgim, unifikimin e mendimit, programeve dhe qėllimeve tė tyre pėr njė Shqipėri tė Lirė Properėndimore. Nė faqet e revistės trajtoheshin gjerėsisht problemet kombėtare shqiptare, veēanėrisht ēėshtja ēame, problemi i Kosovės, i territoreve tė tjera tė mbetura jashtė trungut amė, Shqipėrisė, si dhe problemet e komuniteteve shqiptare nėpėr botė e tė Diasporės. Bilal Xhaferri arriti tė botonte 39 numra. Qė nė vitin 1995 e nė vazhdim "Krahu i Shqiponjės" vazhdon tė botohet nė Tiranė, si organ i Shoqatės Kulturore "Bilal Xhaferri" (Komuniteti Kulturor i Ēamėrisė) themeluar e drejtuar prej gazetarit dhe shkrimtarit tė njohur Shefki Hysa, i cili inicoi rikthimin nė Shqipėri tė eshtrave tė Bilal Xhaferrit si dhe lartėsimin e vlerave tė jashtėzakonshme tė kėsaj figure tė rallė tė nėpėrkėmbur e tė flakur nė harresė prej ish diktaturės komuniste shqiptare.
![]() Nė faqet e revistės, midis shkrimeve qė mbrojnė ēėshtjen kombėtare shqiptare, sidomos problemin ēam, janė botuar shpesh edhe artikuj e krijimtari e zgjedhur nga personalitete tė letrave shqipe si: Bilal Xhaferri, Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Jakup Mato, Martin Mato, Namik Mane, Pjetėr Arbnori, Arben Ēokaj, Shefki Hysa, Vath Koreshi, Visar Zhiti etj., si edhe autorė tė mirėnjohur botėrorė: Xhek London (Jack London), Zhan Pol Sartri (Jean-Paul Sartre), Alfred de Musset, Edgar Allan Poe, e shumė tė tjerė. Njė vend tė veēantė nė faqet e kėsaj reviste kanė zėnė dhe do tė zėnė autorėt e huaj, qė janė marrė posaēėrisht me ēėshtjen e ēamėve, si Miranda Vickers, Hillary Clinton, James Pettifer, etj. Shefki Hysa, nė cilėsinė e Botuesit dhe Kryeredaktorit tė kėsaj reviste, me kontributet e veta dhe tė miqve tė tij, ka arritur tė nxjerrė mė shumė se 100 numra dhe vazhdon me kėmbėngulje ta mbajė lart kėtė piedestal tė mendimit tė lirė nė vazhdėn e idealeve tė Bilal Xhaferrit. |