|
Origjina e largėt |
Tradita e familjes |
Krijimtaria artistike |
| Hyrje | Biografi | Ēamėria | Bilal Xhaferri | Vlerėsime |
![]() 6 maj 1995. Ceremonia shtetėrore e kthimit tė eshtrave tė Bilal Xhaferrit nė atdhe
Dhe mėsova ashtu pėshpėrimthi se ishte bashkėkrahinari im, lindur mė 3 nėntor 1935, nė Ninat tė Konispolit, zonė e krahinės sė Ēamėrisė, pasardhės nė fisin e dijetarit tė shquar Hoxhė Hasan Tahsini. Njė mal e ndante fshatin tim, Shalėsin, nga Ninati
![]() 6 maj 1995. Nderime ushtarake nga Garda e Republikės pranė arkivolit tė Bilal Xhaferrit Armik i Atdheut! Pėrfytyroni, ē'absurditet! Krijuesi i "Baladės Ēame"-armik i Atdheut! A ka logjikė njerėzore ta besojė kėtė veē asaj logjike qė e shpiku, logjikės sė pėrbindshave?!
Mjaftohemi me kaq
Larg labirinteve
Larg pėrbindshave
![]() 6 maj 1995. Nderime ushtarake nga Garda e Republikės pranė arkivolit tė Bilal Xhaferrit Ndėrkohė kreu njė shkollė teknike pėr ndėrtim dhe u punėsua nė kantiere ndėrtimi, nė rruga-ura nė Krujė, nė hidrocentralin e Ulzės etj. Mė 1962-1963 arriti tė botojė poezitė dhe tregimet e para nė "Zėri i Rinisė", "Drita", "Nėntori", "Ylli" etj. Shumė shkrimtarė dhe kritikė e afruan, e pėrkrahėn dhe e ndihmuan qė talenti i tij i spikatur tė mos humbiste e tė mos vyshkej nėn peshėn e pasojave tė "biografisė sė keqe".
![]() 6 maj 1995. Nderime nga miq dhe personalitete pranė arkivolit tė Bilal Xhaferrit Kulmi i krijimtarisė sė tij ishin vitet 1965-1968, kur iu botua vėllimi me tregime "Njerėz tė rinj, tokė e lashtė" (1966), vėllimi poetik "Lirishta e kuqe" (1967), i cili, ende pa dalė nė qarkullim, u ndalua nga censura komuniste dhe u shndėrrua nė brumė kartoni. Nė kėtė periudhė shkroi dhe romanin "Krastakraus" (1967), tė cilin e paraqiti pėr ta botuar.
![]() 6 maj 1995. Kryetari i Kuvendit, Pjetėr Arbnori dhe organizatori i ceremonialit Shefki Hysa, gjatė ceremonisė Nė vitin 1968, nė njė mbledhje nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, ku paraqitej romani "Dasma" i Ismail Kadaresė, Bilali e kritikoi ashpėr kėtė vepėr tė cilėsuar nga kritika e kohės si "Hark Triumfi" i Metodės sė Realizmit Socialist, gjė qė zgjoi mėrinė e censorėve partiakė, tė cilėt iu kundėrvunė menjėherė, jo vetem duke i kujtuar pushkatimin e tė atit, por edhe duke e kėrcėnuar me fatin qė i priste tė gjithė armiqtė e klasės. Pas kėsaj e pėrjashtuan menjėherė nga radhėt e Lidhjes, i hoqėn tė drejtėn e botimit, u ndalua shpėrndarja e librave tė tij, u hoq nga libraritė dhe bibliotekat libri "Njerėz tė rinj, tokė e lashtė", u grisėn shkrimet e tij nga koleksionet e gazetave dhe revistave, romani "Krastakraus" u arkivua nėpėr arkivat e Shtėpisė Botuese "Naim Frashėri", ndėrsa vet Bilali, i mbikqyrur vazhdimisht, u internua nė fshatin Hamallė tė Durrėsit, ku kreu punė krahu nė bujqėsi, i kėrcėnuar dita-ditės pėr t'u arrestuar. Nė kėto rrethana tepėr tė vėshtira, nė gusht 1969, sė bashku me kunatin, Selfo Hoxhėn, u largua prej Shqipėrie, pikėrisht, prej vendlindjes pėr nė Greqi. Me vete kishte ca dorėshkrime, ndėrkohė qė mjaft prej krijimtarisė: poezi, tregime, roman, skenar filmi etj., ua kishte besuar gazetares Ballkiz Halili e poetit Namik Mane. Para se tė largohej, shkroi njė letėr, qė ua drejtonte ndjekėsve dhe pėrndjekėsve tė tij.
![]() 6 maj 1995. Kryetari i Kuvendit, Pjetėr Arbnori, organizatori i ceremonialit Shefki Hysa, dhe personalitete tė tjera, gjatė ceremonisė Pėr gati gjashtė muaj u mbajt nė kampin e refugjatėve nė Janinė (Greqi), pastaj shkoi nė SHBA i tėrhequr prej patriotėve ēamė si Skėnder Xhelua e Rexhep Hoxha. Punoi gati dy vjet nė gazetėn shqiptare "Dielli", por pėr shkak tė pikėpamjeve tė ndryshme me botuesit e saj, u detyrua tė largohej. Mė 1971, prej Bostoni dėrgoi pėr botim nė Prishtinė, nė Ndėrmarrjen Botuese "Rilindja" variantin e dytė, tė romanit "Krastakraus", me titullin "Ra Berati", tė cilin "Rilindja" pati mundėsinė ta botonte vetėm mė 1995, bashkė me vėllimin poetik "Eja trishtim" dhe vėllimin me tregime "Njerėz tė rinj, tokė e lashtė", ku janė pėrfshirė edhe tregime tė tjera tė botuara nė Shqipėri dhe SHBA. Nė letrėn shoqėruese tė dorėshkrimit tė romanit thuhet: "Nė pėrpjekjet e mia tė afėrta letrare kam menduar njė pėrmbledhje me tregime nga jeta e sotme e popullit kosovar. Pėr tė mbledhur materialet qė do tė mė duhen tė shkruaj kėtė libėr, shpresoj tė vij pėr njė vizitė nė Kosovė vitin e ardhshėm". Nė SHBA, pėr vite tė tėra, Bilal Xhaferri u bė strumbullari i bashkimit tė shqiptarėve tė mėrgimit, sidomos i mėrgimtarėve ēamė, tė cilėt nė kėtė periudhė u organizuan prej tij nė organizatėn Lidhja Ēame, me qendėr nė Ēikago, duke pėrtėrirė traditėn e mėparshme.
![]() 6 maj 1995. Kryetari i Kuvendit, Pjetėr Arbnori, kryetari Lidhjes sė Shkrimtarėve Bardhyl Londo, dhe Prof. Muzafer Xhaxhiu gjatė nderimit, pranė arkivolit tė Bilal Xhaferrit. Nė Ēikago, nė tetor tė vitit 1974, krijoi edhe revistėn "Krahu i Shqiponjės", tė cilėn e pagėzoi, drejtoi, pėrgatiti dhe e botoi deri nė fund tė jetės. Nė kėtė revistė botoi shumė artikuj publicistikė, poezi, tregime, fragmente tė romanit "Trotuare tė kundėrta" (1975), fragmente tė romanit "Hėna e kantierėve" (1977), skeēe pėr kurset e gjuhės shqipe qė ishin ngritur pranė xhamive, teqeve apo kishave shqiptare, botoi vizatime e karikatura tė tij, foto artistike e dokumentare tė bėra prej tij etj. Edhe nė SHBA shkroi skenare filmash. Nė numrin e revistės ku u botua pėr herė tė parė njė fragment i romanit "Hėna e kantierėve", njoftohet, gjithashtu, se nga ky roman po pėrgatiste njė skenar pėr njė film artistik me metrazh tė plotė nėn titullin e pėrshtatur nė anglisht "The moon of the Contryside" qė do tė xhirohej nga njė kompani e Hollivudit.
![]() 6 maj 1995. Qytetarė tė ndryshėm nderojnė Bilal Xhaferrin. Nėpėrmjet revistės "Krahu i Shqiponjės" u lidh me shumė atdhetarė nė SHBA, Kanada, Evropė, Turqi e gjetkė, me gazeta dhe revista tė Diasporės dhe po nėpėrmjet saj dhe veprimtarisė sė tij, ndikoi mjaft nė afrimin, bashkimin dhe bashkėpunimin midis shqiptarėve tė tė gjitha trevave, prirjeve, partive dhe organizatave politike. "Krahu i Shqiponjės" u kthye nė revistė kombėtare, mbahej me shkrimet e mėrgimtarėve dhe u drejtohej tė gjithė shqiptarėve. Mbėshtetje tė madhe vėllazėrore, morale e materiale kishte sidomos prej shqiptarėve tė Kosovės dhe tė Malit tė Zi, prej partive dhe organizatave tė tyre kombėtare, madje prej andej ishin edhe mjaft miq e bashkėpunėtorė tė ngushtė tė tij. Nė njė shėnim falenderimi, nė revistė shkruan: "Gjatė kėsaj vere (1981) qėndrova disa muaj nė Detroit. Midis shumė miqve, tė cilėt i falenderoj sinqerisht pėr mikpritjen e tyre vėllazėrore, dua tė pėrmend nė mėnyrė tė veēantė Prof. Prenk Grudėn. Do ta ruaj nė mendjen time si njė kujtim tė bukur kohėn qė kalova nė shtėpinė e tij. Fisnikėrinė karakteristike tė shqiptarit, Prenka e shprehu thjesht dhe me njė pėrzemėrsi tė ēiltėr kur erdhi nė hotelin ku kisha zėnė vend dhe mė ftoi tė banoja nė shtėpinė e tij, duke mė thėnė: "Tė vijsh njėlloj sikur vjen nė shtėpinė tėnde. Nuk ke pėrse tė qindrosh nė hotel. Paret qė mund tė prishėsh kėtu, ruaj qė t'i pėrdorėsh pėr revistėn". Ai mė dha njė ēelės rezervė tė shtėpisė sė tij tė bukur nė periferi tė Detroitit. Gjatė kohės qė unė qėndrova nė atė shtėpi e ndjeva veten vėrtet si nė shtėpine time" ("Krahu i Shqiponjės" 1981).
![]() Faksimile e pėrgjigjes sė Presidentit tė Republikės, 19.10.1994. Po ky atdhetar qė shkruante shpesh nė revistėn "Krahu i Shqiponjės" pėr ēėshtjen kombėtare, qė kėmbente letra me Bilal Xhaferrin, i ėshtė gjendur afėr edhe herė tė tjera, e ka inkurajuar dhe i ka ofruar ndihmė tė pakursyer. Nė njė letėr (1985) i shkruan: "Qofshi shėndosh e mirė, siē ju dėshiron zemra. Me ju thanė tė vėrtetėn, na ka marrė malli pėr ju. Dikush prej kėtyne tonvet ka qenė nė Ēikago dhe ka pyet dikend aty pėr ju, po nuk i kanė thanė aspak fjalė tė mira. I kanė thanė se nuk ke punė, as banesė, po je nė hall tė perėndisė, s'ke ku me ngranė e as ku me e kalue natėn. Natyrisht, unė nuk e besoj kurrsesi qė tė kanė shkue punėt kaq keq; i thash kėtij qė i solli kėto fjalė prej Ēikagos, mos me e bisedue ket gja me ndokend, se asht hata dhe e pabesueshme. Po unė e di, lum miku, se anmiqtė e ata qė janė gojė hale flasin shka u lėshojnė dhambėt. Lum vllau, bujrum te na kėtu, e mirėse tė vijsh si te vllaznit e tu.
![]() Faksimile e pėrgjigjes sė MPJ pėr organizimin e ceremonialit tė kthimit tė eshtrave tė Bilal Xhaferrit nė atdhe, 01.11.1994.
Po ju nisi pėrkthimet prej disa gazetave gjermane, njė artikull prej "Business welk" dhe njė tjetėr prej "New York Times" se ndoshta nuk keni pas rast me i pa.
![]() Faksimile e pėrgjigjes nga Bashkia e Tiranės, pėr emėrtimin e njė rruge nė Kryeqytet me emrin "Bilal Xhaferri". 02.03.2006.
Njė herė e njė kohė, mbase pėr frikėsim, nė Shqipėri u pėrhap njė tashethem rrėnqethės, sikur Kadri Hazbiu ishte shprehur se Bilal Xhaferrin do ta sjellim kėtu tė gjallė a tė vdekur. Dhe vėrtet qė sigurimi i shtetit shqiptar nuk i ndahej as nė Amerikė, siē tregojnė miqtė e tij.
Nė muajin shtator 1986, njė mėngjes, befas Bilali bie pa ndjenja. E shpunė urgjent nė spital. U diagnostikua me tumor nė kokė. E operuan, por disa ditė pas operacionit vdiq nė spitalin e Ēikagos, mė 14 tetor 1986. "Bilal Xhaferri ishte njė shkrimtar i rrėnjėve tė etnisė nė vitet gjashtėdhjetė, kur letėrsia shqipe ose lavdėronte idetė e socializmit, ose fitoren nė Luftėn e Dytė, duke e thjeshtėsuar kėtė nė absolutin ideologjik tė pėrparimit. Nė kėtė aspekt, Xhaferri duket i vetmuar pėr kohėn, duket i lidhur me letėrsinė e paraluftės, po ai tė kaluarėn nuk e shikon nė stilin e himnizimit e tė lavdit, si mbėshtetje pėr problemet aktuale, po pikėrisht duke marrė njė qėndrim kėrkues e kritik pėr tė kapur esencat krahas situatės kalimtare. Nė kėtė vėshtrim, kėrkimi letrar i Bilal Xhaferrit nė tė shkuarėn, nė rrėnjėt etnike, nuk bėhet si shpalim dhe fascinim me tė kaluarėn, po pikėrisht si kėrkim pėr tė bėrė ndėrkomunikime tė kohėve"... (Sabri Hamiti) nė "Poeti i nemun: Bilal Xhaferri"
|